LAJME

Gjysma e Shkupit pa rrymë, ja arsyeja

Shumë rajone të Shkupit kanë ngelur pa rrymë elektrike.

Qytetarët bëjnë me dije se pa rrymë është Çarshia e Shkupit, pjesë të Komunës së Çairit, Komuna e Kisella Vodës, fshatra të tërë në Komunën e Studeniçanit, lagje në Aerodrom, Pinti, Draçevë.

Nga EVN Maqedoni ende nuk kanë dalur me njoftim për këtë ndërprerje, por siç arritëm të mësojmë është se një trafostacion kryesor e ka kapluar zja’rri në lagjen Pinti, afër Draçevës.