Granit Xhaka ka folur për vuajtjet e familjes së tij, një ditë pasi bashkë me kolegët e tij i dhuroi fitoren Zvicrës përballë Serbisë. Në një prononcim për “The Guardian”, Xhaka thotë se vuajtjet e familjes së tij i kanë dhënë një shtysë të madhe motivimi në përballjen me Serbinë.
“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prek te thellë është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mirë.
Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar”,- u shpreh Graniti, për të atin.
Mbrëmjen e djeshme, Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë. Ndeshja në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare, teksa pas fitores pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.