Haradinaj: O popull, shpenzojeni vetëm një minutë për të parë çka është reciprociteti i Albin Kurtit (FOTO)
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një grafikë me të dhëna të bazuara në Doganën e Kosovës, ku ka paraqitur vlerat e importit të Kosovës nga Serbia, gjatë qeverisjes së tij kur ishte vendosur taksa 100 % dhe tani kur vendi po qeveriset nga kryeministri Albin Kurti.
Haradinaj thotë se gjatë qeverisjes së tij, Kosova ka blerë nga Serbia në vlerë të 4 milionëve, derisa nga Qeveria Kurti kjo shumë ka shkuar në 300 milionë. Teksa ka përmendur këto shifra, Haradinaj ka rikujtuar premtimin e Kurtit për reciprocitet me Serbinë.



