LAJME

Hashim Thaçi telefonon nga Haga prindërit e tij, ja arsyeja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka telefonuar nga Haga prindërit e tij për t’ua uruar 14-vjetorin e Pavarësisë.
Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi.

“Në lu*ftë, në paqe, në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshin dhe gjyshen dhe ua uroi të gjithëve 14-vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar Endriti.

Ndryshe, ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi gjendet në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.
Thaçi ishte kryeministër në ditën që ishte shpallur Pavarësia dhe deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga ai. /Lajmi.net/