Hoxhë Zekerija Bajrami: Femra, sipas kuranit nuk e ka borxhë që rrogën t’ia jep burrit (VIDEO)
Hoxha Zekerja Bajrami kohë më parë ishte i ftuar në Click Plus në TV21, ku foli për shumë çështje të cilat janë keqinterpretuar por edhe dha mesazhe ne lidhje me Ramazanin. Hoxha tregoi edhe për rolin e gruas, nëse ka të drejtë të punoj dhe a duhet t’ia jape paratë burrit.
Sipas Kuranit femra mund të punojë nëse ka mundësi dhe pagën që merr nuk e ka për obligim që t’ia dorëzoj burrit dhe nuk ka të drejtë që ai t’ia kërkojë paratë.
“Femra i ka punët e veta në shtëpi, po kjo nuk do të thotë që ajo të mbyllet dhe të mos punojë. Por nese ka mundësi që të punojë, a zyrë, a privat, a puntore a qka bën dhe e merr rrogë, nuk e ka për obligim t’ia dorëzoje burrit. Nuk ka të drejtë burri t’i thotë nxjerri këtu paret që ke marrë rrogë,” u shpreh hoxha Zekerja Bajrami.



