I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i vr*rë në Itali biznismeni shqiptarë

Posted by

Një biznesmen shqiptar është gjetur i vr*rë në Itali, pasi u deklarua i zhdukur dy ditë më parë.

Mediat italiane bëjnë me dije se trupi i pajetë i sipërmarrësit shqiptar është gjetur brenda një furgoni të parkuar buzë rrugës në fshatin San Carlo Canavese të Torinos.

Vik*tima është identifikuar si Fatmir Ara, 43-vjeç nga Shkodra me banim në Mathi, Torino.

Biznesmeni shqiptar dyshohet se është vr*arë me një pl*umb, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga karabinierët brenda furgonit të parkuar në një fushë.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kanë nisur nga prokurorët e Ivreas.