LAJME

Ilaçi kuranor për ankthin dhe brengat

Duke ditur se në çfarë sprovash, ofendimesh dhe nënçmimesh po kalonte i Dërguari i Allahut s.a.v.s, Allahu i Madhërishëm duke përshkruar gjendjen shpirtërore të tij thotë: “Ne dimë mirë se ti ngushtohesh shpirtërisht për atë që thonë ata.” (Hixhr, 97)

Ndërsa si dalje nga kjo gjendje shqetësimi dhe ngushtimi të shpirtit, Zoti i Madhërishëm, pejgamberit a.s. i ofron ilaçin dhe daljen nga kjo gjendje duk i thënë: “Andaj, lartësoje Zotin tënd duke e lavdëruar dhe bëhu prej atyre që i përulen Atij duke u falur!. (Hixhr, 98)

Pra, Zoti i Madhërishëm e porosit Muhamedin a.s. e nëpërmjet Tij edhe besimtarët se nëse  na kaplon  mërzia, ankthi, brengat, duhet ti kthehemi Atij duke e përmendur, madhëruar dhe duke i bërë sexhde. Kjo do të na ndihmojë të qetësojmë shpirtin dhe të ndjejmë kënaqësinë e afrimit me Zotin.

Andaj, kur t’ju ngushtohet gjoksi nga fjalët, ofendimet dhe sprovat, merrni abdes, përmendeni Zotin, lexoni Kuran dhe bëni sa më shumë sexhde (falni namaz)

Nuk është e rastësishme që i Dërguari i Allahut s.a.v.s shpesh i thoshte Bilallit: “Thirre ezanin për namaz që të qetësojmë dhe pushojmë shpirtërat tanë.”

Përshtati: A. D. Islampress