LAJME

Imami nga Gjermanija tregon se si mund të bëjmë ‘sport’ gjatë faljes së Namazit (VIDEO)

Padyshim sporti është pjesë e jetës së çdo njeriu dhe pa të mund të themi lirisht se nuk mund të funksionojnë si duhet pjesët e caktuara të trupit të njeriut.Ndërsa Islami si fe univerzale në rruzullin tokë u përkujdes edhe për trupin e muslimanit dhe preferoi një trup të shëndosh krahas atij jo të shëndosh.Në historinë njerëzore ne njohim shumë popuj që janë afirmuar përmes sportit dhe si kulturë të tyre që e kanë kultivuar me shekuj e posedojnë atë.Në mesin e popujve të shumtë njihet edhe populli kinez me shkathtësitë e stilit Kung-Fu Wu-Shu që e kultivuan me shekuj dhe e bartën në tërë rruzullin tokësor.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se , lloji më i mirë i gjimnastikës është ajo e përditshmja , e përsëritur dhe e shpërndarë në të gjitha orët e ditës, dhe jo rraskapitëse, siç mund të kryej çdo njeri.Të gjitha këto vecori gjenden te gjimnastika e namazit.Njëashtu edhe në Haxhin ne mund të gjejmë efektet e saj gjimnastikore duke mos mëtuar që të tentojmë në atë se shtyllat e Islamit kanë vetëm këto probleme dhe efekte, por pjesë integrale të tyre janë edhe efektet sportive.
Mund të themi lirisht se edhe një pjesë e shtyllave të Islamit kanë efektin e saj sportiv dhe mjaft senzibilizues.Ato janë dy ku mund t`i hasim aspektet sportive, 1.Namazi dhe 2.Haxhi.Por, normal këto nuk janë synimet kryesore të saj, kryerja e namazit dhe e haxhit, nuk janë vetëm aspekte sportive
Shokët e Pejgambërit a.s. kishin traditë të vraponin, ndërsa vet Pejgamberi a.s. i inkurajonte.Transmetohet se Aliu r.a. ka qenë vrapues i shpejtë.