Imami nga Peja, Zuhdi Hajzeri i ka reaguar Shefqet Krasniqit, duke thënë se po mundohet me çdo kusht që ta shkatërrojë familjet shqiptare
Ai më tutje i ka quajtur “budallaqe” deklarimet lidhur me martesën ë një burri me gruan e dytë.
“Për disa që me çdo kusht janë duke u munduar ti prishin e ti shkatërrojnë familjet shqiptare , martesa me grua te dyte, mos me pyet te paren e budallaqe tjera me agjenda te caktuara”, ka shkruar imami Hajzeri.
Ai më tutje ka cituar dijetarë Islam dhe ka argumentuar se gruaja e dytë është ngarkesë psikologjike për gruanë e parë.
“Shejh Ramadan Abdel Razek, një nga dijetarët e Al-Azhar Al-Sharif, shpjegoi se gruaja e dytë quhet “ضرة” “Dëmtim” për shkak të dëmtimit psikologjik që i bie për bashkëshorten” shkroi imami nga Peja.
Postimi i plotë: