LAJME

Ja pse burrat shqiptarë shkëmbejnë gjithmonë cigare me njëri tjetrin, çfarë fshihet pas këtij zakoni

Ndoshta e keni vënë re se burrat shkëmbejnë me njëri-tjetrin cigare?!

E gjitha kjo është një shenjë respekti i ndërsjelltë mes burrave shqiptarë.

Për burrat, të cilët kryenin detyra shoqërore me rëndësi si: pjesëmarrja në kuvendet e fshatit ose të krahinës, angazhimi në zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme, administrimi i çështjeve ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit etj, ishte gati e domosdoshme pirja e duhanit.

Më saktësisht, ata shfrytëzonin me kujdes mundësitë që u jepte servirja e duhanit, ndezja ose thithja e llullës apo e çibukut për të “peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara, për çështjet më delikate.