Në një intervistë që e kishte dhënë për emisionin “Konak”, Kurti kishte thënë se vajza e tij e flet edhe gjuhën shqipe, por edhe norvegjeze, dhe së fundmi edhe anglishtën.
“Vajza ime i flet të dyja. E flet edhe shqipen, njësoj sikurse bashkëmoshatarët e saj, por edhe norvegjishten. Mendoj që tash ka filluar që ta kuptojë edhe anglishten, me të cilën shumë shpesh komunikojmë unë edhe gruaja ime. Ajo ka mbaruar edhe një kurs të shqipes në Tiranë, kështu që ajo di shqipen pa krahisimisht më mirë se unë norvegjishten”, kishte thënë Kurti.
Përveç shqipes e norvegjishtes, Kurti kishte thënë se ajo kishte nisur ta mësojë edhe anglishten, meqenëse ndihej e përjashtuar në bisedat e prindërve të saj.
“Në fillim është interesant se Lea kur ne flisnim anglisht e kapte njëfarë sikleti i përjashtimit, sepse anglishtja ishte gjuha me të cilën ajo e identifikonte përjashtimin që i bëhej asaj. Pra, kur ne flisnim anglisht, ajo nuk ishte as shqip e as norvegjisht, rrjedhimisht ishte gjuha ku ajo nuk është. Mirëpo, me kalimin e kohës filloi që ta kuptoj edhe atë, dhe e pashë se prej mrroljes së syve kur ne flisnim anglisht, kaluam te picërrimi i veshëve meqenëse mundohej që të dëgjonte sa më shumë sepse kuptonte gjithnjë e më shumë”, kishte deklaruar Kurti.
Ja edhe video-intervista: