Mot i mirë dhe me diell si ky i së dielës nuk pritet të mbajë edhe gjatë ditëve tjera të javës, kështu bën të ditur ‘Prishtina Weather’.
Sipas tyre, java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, kurse gjatë ditës së hënë, në mbrëmje pritet të ketë edhe reshje bore.
Edhe gjatë ditës së martë pritet të ketë reshje bore, për tu përmirësuar më pas moti ditën e mërkurë, ku do të kemi mot më të butë dhe me intervale kohore të diellit.



