Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar për situatën e krijuar në veri të vendit. Jashari në një postim në Facebook, ka shkruar se Kosova si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secalin qytetarë të saj, pa dallim. Më tutje, ai ka shkruar se si shtet i ri në negociatat e shumta që kemi pasur janë bërë kompromise të dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë ndërkombëtare. “Shtetin tonë nuk mund të kërcenojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Në këtë rrugë, sipas tij, jetike mbetet unifikimi i spektrit politik në vend për të përmbyllur këtë kapitull.