LAJME

Këshilltari Special amerikan thërret Kurtin në telefon, ia përmend zgjedhjet e Serbisë

Këshilltari Special i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Lajmin e bëri të ditur Chollet nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, teksa ia ka përmendur shefit të Qeverisë së Kosovës zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që do të mbahen më 3 prill të këtij viti.

Ai gjithashtu falënderoi Kosovën për pritjen e afganëve në vendin tonë.

“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së i kane pranuar kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj që priti afganët”, shkroi ai.