Ja si duket sot shpella në të cilën u fsheh i Derguari Allahut gjatë hixhretit..!?
Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi a.s., gjatë shpërnguljes së tij, pra të hixhretit, ai, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, r.a. u fshehën në shpellën Eth-Theur. Aty qëndruan për një kohë të shkurtër, dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjejnë dot.
Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty.