Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, dhe ai në Serbi, Christopher Hill, po shihen si personat adekuat të cilët do të kenë ndikim në dinamizim të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, Hovenier dhe Hill mund të jenë edhe përfunduesit e marrëveshjes finale në mes të të dyja vendeve.
Dersa, Hill shërbeu si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, deri në konferencën e Rambujesë, Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.


