Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me Serbinë.
Ai ka thënë se kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi Kosovën.
“Duhet të kemi kujdes të shtuar në raportet me Serbinë sepse kurrë nuk duhet të përjashtojmë potencialitetin dhe mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.
Deklarata të ngjashme dha mbrëmë edhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Ai tha se ka informacione për një skenar serb për okupimin e veriut të vendit. /Lajmi.net/