LAJME

Kosova po bëhet fuqi e madhe në Ballkan/ Armend Mehaj habit botën, Kosova qendër rajonale e Amerikës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj iu ka ofruar investitorëve amerikanë të industrisë ushtarake për të investuar në Kosovë, në mënyrë që vendi ynë të jetë qendra rajonaIe e kësaj industrie.

Përmes një postimi, ministri Mehaj ka thënë se qëndrimin dhe gatishmërinë e tij për investitorët amerikanë të industrisë ushtarake e ka shprehur gjatë fjaIimit në sesionin për Sigurinë e Europës në Samitin e ISOA 21.

Investitorët amerikan të industrisë ushtarake shprehinë vlerësimin e lartë për ofertën time për të investuar në Kosovë me potenciaIin e veçantë që vendi ynë të jetë qendra rajonaIe e kësaj industrie në të ardhmen, shkroi Mehaj.

Më tej ai ka shkruar se këtë qëndrim përveç gjatë fjaIimit tim në sesionin për Sigurinë e Evropës në Samitin e ISOA 21, e shpreha edhe në takimin tejet miqësor me këshilltarin e Iartë në Zyrën për Shqyrtimin e Investimeve të huaja në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes Andy MicheIs.

Ai tha se me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit biIateraI dhe partneritetit SHBA-Kosovë, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.