Gjatë një loje në ‘E diell’, Alesia Bami zbuloi diçka nga jeta e saj private. Ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.
“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.
Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.
“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Kristiano Ronaldo.”
Kaq mjaftoi dhe në studio shpërthyen të qeshurat. Askush nuk e besoi deklaratën e saj dhe Edi Manushi vendosi ta godasë me vezë në kokë.

