Dje (05-janar) në ora 11.40 në SPB Tetovë, personi M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 11.30 në komunën e Jegunovcës ka qenë i sul’muar fizikisht nga kryetari i komunës, njoftojnë nga SPB Tetovë.
“Të njëjtën ditë në ora 14:50 në Policinë e Jegunovcës personi D.K. (44) nga Tudenca e Tetovës, kryetar i Komunës së Jegunovcës ka raportuar se rreth orës 11:30 në komunën e Jegunovcës personi M.M. nga Shkupi është sjellë në mënyrë ag*resive dhe e ka su*lmuar verbalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.