E papranueshme është kur një person edhe në llogari të fëmijut të tij “të sëmurë” tenton të mashtroj njerëzit. Kështu ka ndodhur me shkupjanasin i cili për dy vite me radhë ushtron profesionin e mashtrusit në të gjithë format e mundshme shkrua Pa Censurë.

M.Aliu është personi të cilin fytyrat e donatorëve e njohin mirë, ku për ironi të së vërtetës pasi u’a ka marrë paratë ka ikur në drejtim të paditur, ka mbyllur telefonin dhe nuk ka gjurmë nga ai!

Ky është “prindi i Beratit” djalit të vogël (fotografia e marrë nga Google, lehtë e verifikueshme) i cili rrezikonte jetën për 4.500 euro… ku një numër i madh donatorësh nxituan për t’i ndihmuar, pas disa orësh M.Aliu mbylli dy numrat e telefonit, mori paratë dhe u zhduk. Shumë donatorë ranë pre e mashtrimeve të tij!

Historia e cila u bë virale për mashtrim ishte ajo e djalit 10 vjeçar Olti, por nuk u gjet se kush qëndron pas atij numri i cili e kishte paraqitur sikur është fëmiju i tij dhe është i sëmurë, sot një vit më pas pas hulumtive të Pa Censurë rezulton se M.Aliu është personi që ka mashtruar opinionin!(Historinë e Oltit 10 vjeçarë mund ta lexoni këtu)

M.Aliu ka keqpërdorur edhe vajzën e tij duke e prezantuar si të sëmurë e cila pas reagimeve të familjarve mediat kuptojnë që bëhet fjalë për një trillim!

Njashtu ndër mashtrimet më të shpeshta janë si ky rasti këtu: M.Aliu është lajmeruar të Kenan Saqipovski tek lagjia Magjar e Shkupit, këtë rast e ka publikuar gazetarja Dauti në Facebook dhe të njëjtit i ka thënë se do t’i jep banesë. Por i ka kërkuar 3500 euro për gjoja dokumentet që t’ia jep banesën mbi vete. Ka lajmëruar hoxhën Burhan Rrahmani nga Saraji dhe i ka thënë: Dhuroj banesë, nëse njeh dikend që ka nevojë. Unë e thirra në telefon dhe më gënjeu me pretekstin se është duke u kthyer prej pushimeve në Greqi. Menjëherë më lajmeroi Kenani pas dhe me tregoi që i bën presion ti gjej 3500 euro. Ai mu lut mua t’ia siguroj. Unë dyshova se është nga Struga se dialektin e kishte si shkupjan. Thirra të njohur të tij dhe ato mes therash na informuar se ka qenë në Greqi dhe ka blerë numra me të cilët i thirr nevojtaret.

M.Aliu së fundmi ditën e premte është lajmëruar tek një nevojtar i cili ka qenë i lajmëruar nga gazetarët, ku i ka thenë që t’i jep paratë të cilat i janë grumbulluar se për pjesën tjetër Aliu do të kujdeset dhe brenda disa ditëve do të ketë banesën në duart e tij!

Rasti është paraqitur në polici presim që të merren masa për këtë mashtrues ordiner./Pa Censurë!

By admin01