Njuhuni me Silvana Musej, kuzhiniere profesioniste në Itali. E talentuar dhe shumë me përvoj profesionale është Silvana Musej, kuzhiniere profesioniste në Itali prej 23 vitesh, shkruan albinfo.ch.
Ajo jeton dhe punon në Piemonte dhe në fakt është fituese e medaljes së argjendtë në konkursin kombëtar për Lady Chef në Itali.
Silvana është kuzhiniere e Relais Cuba të Cuneo dhe Lady Chef, e seksionit të grave të Shoqatës së Kuzhinierëve në provincën Granda.
Shqiptarët janë integruar në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane. Madje mjaft prej tyre ndodhen edhe mes shtresave të larta.
Silvana tregon se përbërit e preferuar në kuzhinë janë perimet, pasi i kujtojnë kulturën kulinare gjatë kohës kur jetonte në Shqipëri. “Përpiqem të riinterpritoj duke pasur kujtimin e shijes së ushqimeve kur isha femijë”- thotë Silvana.


