Një mosmarrëveshje në trafik mbrëmë në Gllamnik të Podujevës përfundoi t ragjikisht.
Një 22-vjeçar u th er me th ikë për vdekje nga një person i d yshuar pas konfrontimit derisa po lëviznin me veturat e tyre.

Gazeta Sinjali raportoi se i riu u dërgua në gjendje të rëndë dhe nuk arriti t’u bëjë ballë pIagëve.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Amir Zhegrovën, i cili u g odit me th ikë në gjoks.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur i dyshuari dhe viktima ishin me veturat e tyre duke lëvizur, kur papritmas i dyshuari e tejkaloi dhe ia zuri rrugën, e më pas nxori th ikën. Aty, viktima u g odit me t hikë në gjoks nga i njëjti dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.

Viktima, i cili ndodhej me miq, u dërgua me urgjencë në spital, ku pas ndihmës së parë në Podujevë është transportuar për në QKUK.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar në lidhje me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “V rasje e rëndë”.

FOTO:

 

By admin01