LAJME

Ky është shqiptari që e takoi Elon Musk, ai tregon se për çfarë biseduan

Ekziston një shqiptar i cili ka takuar Elon Musk dhe madje ka biseduar me të për afro gjysmë ore. Ky është Olen Çezari, violonisti i njohur shqiptar që po bëhet gati për një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Çezari e rrëfeu eksperiencën e rrallë e krejt rastësore në një interviste me Rudina Magjistarin në TV Klan, te emisioni i kësaj të fundit. Një artist që jetën artistike e ka duke udhëtuar me koncerte nëpër botë, tha se ishte takuar me Elon Musk në hollin e një hoteli në Rie de Janeiro, ku po qëndronte për një videoklip.

Çezari tha se i ishte dikur fytyrë e njohur dhe kaq, sapo e kishte parë të hynte në holl dhe madje t’i kërkonte leje për t’u ulur një poltron(ai, Elon Musk)  ku qe dhe ai i ulur, pasi nuk kishte vende të tjera lirë.

Më pas, tha Çezari, i erdhi familja, e cila u ul e gjitha aty dhe ky qe çasti që Musk i thotë me shaka që “ta zumë krejt vendin”. Në këtë moment, rrëfeu artisti i njohur shqiptar nisi biseda mes tyre. Çezari i kish dhënë të njohur se kush ishte, por pa treguar “tronditje”, duke marrë prej Musk reagimin: “Po ti me njihke?!”

Sipas asaj çfarë rrëfeu violinisti me famë, edhe Musk e kish pyetur, porsi Rudina, se cila qe ëndrra e tij dhe ai i ish përgjigjur duke patur para pikërisht njeriun që të çon në hapësire me Space X-in e tij: Të luaj violinë në hënë!

“Por çështja është se nuk ka oksigjen dhe telat nuk përcjellin  tingull kësisoj”, tha Çezari t’i kish thënë Musk-ut. Dhe ky i fundit i thotë: “Ka zgjidhje: Me violinë elektrike!”.