LAJME

Ky është shteti i parë europian që dorëzohet përballë Putinit, thotë se do e paguajë gazin me rubla ruse

Hungaria duket se është shteti i parë europian që po dorëzohet përballë presionit të Putinit për të paguar gazin me rubla ruse, ndryshe nga ajo në kontratë.

“Hungaria nuk ka asnjë dyshim për të paguar gazin rus, në mënyrë që të garantojë furnizim normal”, u shpreh ministri i jashtëm, Peter Szijjarto gjatë një takimi në Kroaci.

Gjithashtu ministri Szijjarto u shpreh se sigurimi i energjisë është një çështje e sigurisë kombëtarë dhe qeveria do të bëjë çmos që të ketë siguri.