Deputetja e Parlamentit të Ukrainës, Irina Friz, ka paralajmëruar njohjen e Kosovës nga Ukraina.

Ky është shkrimi i saj në Facebook:

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë dhe kërcënimi me armë nukleare ka shkatërruar sistemin e ligjit ndërkombëtar. Ukraina e bashkuar, e pavarur bashkë me Forcat e saj të Armatosura ka zgjedhur partnerët tonë perëndimorë. Por disa nga vendet, po ruajnë miqësinë me ne por njëherish po e mbështesin vendin okupues. Një nga këto vende është Serbia e cila që nga viti 2014 ka marrë pjesë në Donbas duke dërguar qytetarë të saj. Sot, Beogradi nuk është vendi i vetëm që nuk përkrah sanksionet ruse. Sidoqoftë, kombi që u bë viktimë e gjenocidit serb në vitet e 90-ta, kosovarët, tani mbështesin Ukrainën. Ky është një postim i ish-ministres Vlora Çitaku  e cila htotë: “Askush nuk e do luftën. Askush. E di si një e mbijetuar e luftës. Sidoqoftë, nganjëherë lufta është e vetmja mënyërë për ta mbrojtur lirinë dhe dinjitetin. Zemra ime është me gratë dhe burrat në Ukrainë që janë në luftë tani.

Miqtë e vërtetë, shkruan deputetja e Ukrainës, janë ata që të mbështesin në çastet më të vështira të historisë. Kështu që ne do duhet ta ndjekim rrugën e partnerëve perëndimor që tashmë e kanë njohur Kosovën dhe të marrim vendim për njohjen e saj. Është koha të bashkohemi me miqtë, jo të luajmë me armiqtë. Rrnoftë Ukraina, Faleminderit, mbështes Kosovën në mbështetjen e saj.

By atdheu1