LAJME

Lajme të mira për dollarin, ndërsa euro pritet të shkojë më keq

Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë gjatë 24-orëve të fundit , duke u blerë këtë të enjte me 114 lekë dhe duke u shitur me 115.3 lekë.

Monedha europiane sakaq është vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.7 lekë dhe shitur me 117.3. lekë.

Edhe paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.2 lekë dhe shitet me 137.8 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar të mbetet në të njëjta nivele pas forcimin të vlerës që pati në fillim të javës, duke u shitur me 117.1 lekë dhe duke u blerë me 118.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.