LAJME

Lajmi fundit/ Tërmet i fuqishëm, paralajmërohet cunami

Një tërmet me magnitudë 7.5 ka goditur Meksikën duke ndezur alarmet e tërmeteve dhe duke i nxjerrë banorët të dalin në rrugë.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima apo dëme nga tërmeti. Një urdhër evakuimi i detyrueshëm është lëshuar, por kryetarja e bashkisë, Claudia Sheinbaum, tha se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme në kryeqytet, transmeton rtv21.tv. Sistemi Amerikan i Paralajmërimit të Cunamit tha se ekzistonte rreziku i një cunami pranë bregut të Michoacan. Ai erdhi saktësisht pesë vjet pasi një tërmet mori jetën e 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit./21Media