Aktori i Koi Mil Gaya Mithilesh Chaturvedi është ndarë nga jeta si pasojë e një sulmi në zemër.
Artisti flitet se kishte probleme të rënda shëndetësore që e mundonin prej kohësh.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar dhëndri i tij duke shpërndarë një postim në Facebook.

Artistë dhe miq i janë bashkuar ngushëllimeve në rrjet mbi këtë humbje të trishtë.
Aktori veteran i teatrit Anil Rastogi, i cili ka punuar me Mithilesh në disa shfaqje në Darpan Theatre Group në Lucknow ngushëlloi familjen.