Presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë presidentit francez Emmanuel Macron se Moska është e hapur për bisedime me Kievin, tha Kremlini.
“Gjatë një bisede të gjatë telefonike të iniciuar nga pala franceze, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti francez Emmanuel Macron patën një shkëmbim serioz dhe domethënës pikëpamjesh për të gjitha aspektet e situatës rreth Ukrainës”, thuhet në deklaratë.
Putin i tha Macronit se një zgjidhje për krizën e Ukrainës ishte e mundur vetëm nëse interesat legjitime të sigurisë së Rusisë merren pa kushte, duke përfshirë:
– njohja e sovranitetit rus mbi Krimenë.
– Çmilitarizimi dhe shkombëtarizimi i shtetit ukrainas.
– Sigurimi i statusit neutral të Ukrainës.
Presidenti i Francës ka biseduar disa herë me liderin ukrainas Vladimir Zelensky në orët e fundit, tha shërbimi për shtyp i Pallatit Elysee.