LAJME

Mbahu Albin se guri kishe qenë!

Shkruan: Rita Ismaili

Çdo dite, kohëve të fundit dëgjoj per ndonjë “skandal” të Qeverisë Kurti 2!

1.Rritja e pagesës së energjisë, demonstrim!

( Akoma pa u shtrejtu rryma, Berat laposhi me Dragan Milloshin vrapuan me shfrytëzu situatën, duke mendu së po e pezmatojnë popullit me Qeverinë dhe në atë mënyrë do të faktorizohen, u shkoj huq huliganëve.)

2.Fenomeni profesorit!

(Valla jemi si shoqëri shumë euforike, profesorit po mos të gabonte deputetja e LVV-jes me atë shkrim të panevojshëm në FB, askush nuk do t’ja vinte veshin, por portalet e shitura edhe këtë reagim e politizuan. Nga ky reagim mbarë kombëtar e përfituam një agjent 007. Ja pam hajrin edhe kësaj. Stupcave tani ju shtua edhe një yll.)

3.Karburanti

( Reagime të papara deri me tani, nga të gjitha anët, jo pa vend por shumë selektive. Edhe pse faktet flasin se kjo rregullore ishte ne fuqi që nga 2010, prap fajsohen vetëm Deputetët e LVV, ani mirë, por ku është psh. Blerta Deliu, që përveç pareve për karburant e merr edhe rrogën e profesoreshës ne UP? E shumë të tjerë që janë përgjegjës pikrisht të këtyre vendimeve për të cilat sot më lirshëm se asnjëherë më parë reagohet. Mua më duket se nga 14 Shkurti 2021 kemi demokraci)

4. Suspendimi i policit të SHPK-ës

(Ky reagim është me vend, secili ka të drejtë të reagoj, ama pa ju dhënë ngjyrim politikë. Këtë reagim të këtij polici do e mbështesja edhe ma fuqishëm po të reagonte në të njejtën mënyrë edhe para një viti për të njejtën gjë. Edhe kjo tregon se demokracia është në rritje, pasi që polici në fjalë po kërkon ate që i takon, por mos të viktimizohet.)

Andaj nga të gjitha keto “Skandale”, cili është mëkati i Qeverisë dhe i Albinit?

Aq shumë gabime kanë bërë Qeverin zhavatëse, sa që as me qenë Supermen nuk është e mundur me i sjellë gjërat në rrafshin 0, e më pastaj të vlerësohet në cilin drejtim po na shpije kjo Qeveri.

Aq shumë gazetarë e analistat të shitur kanë prodhuar Qeverit e mëparshme me u a bërë trurin llallë popullit, është jashtëzakonisht e vështirë të informohet populli drejtë, deri sa nuk fillon të veproj ligji.

Albinit përveç presionit të skajshëm nga tradhtarët kombëtarë, i shtohet edhe presioni ndërkombëtarë për vendime e marrëveshje të keqija që i kanë bërë ata legena, që sot kërkojnë zgjidhje.

Mbahu Albin se guri kishe qenë.