Paraqitja joreale e Erling Haaland me fanellën e Manchester Cityt i tmerroi tifozët e skuadrave kundërshtare nga Premier League, që vendosën të bëjnë diçka për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Për të mbrojtur skuadrat e tyre nga kjo makineri e pandalshme e golit, ata nisën një peticion zyrtar për ta përjashtuar norvegjezin nga Anglia dhe arsyeja është qesharake. “E heqim Haland nga Premier League se ai është robot”, është emërtimi i peticionit që është nënshkruar deri tani nga 400 mijë persona.

By admin01