LAJME

“Me dashuri nga Shqipëria”, raketat që po e bombardojnë Rusinë

Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT, tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve.

Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona të ndryshëm.

E në një nga këto mesazhe përmendet edhe Shqipëria.

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase përpara se të përdorej ndaj rusëve.