Në këtë episod të “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca deklaratat nuk kishin fund, një ndër to ishte dhe deklarata e këngëtares së mirënjohur Big Mama.

Big Mama ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme e cila i ka dhënë këtij spektakli të gjithë energjinë dhe sinqeritetin e saj.

E vendosur përballë Ponit ku do pyesnin njëra-tjetrën me pyetje të formuara nga titujt e këngëve të tyre, ku Big Mama ka treguar:
“Sjam single kam një dashnor tamam burrë”, por sigurisht kapitenët nuk u mjaftuan me këtë përgjigje dhe e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur nëse ka fëmijë ai.

Këngëtarja sqaroi duke u shprehur “Ai nuk ka fëmijë, ne të Kosovës dashnor i themi të dashurit”./tvklan.al

By admin01