Në mesin e tetë vendeve që mund të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, me të cilat po bashkëpunon presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mund të ketë vende kryesisht të vogla afrikane, si p.sh. Mbretëria e Eswantinit, Gabonit dhe Somalisë dhe disa shtete të Amerikës Latine si Antigua dhe Barbuda, e cila tashmë zyrtarisht e ka “ngrirë” vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kështu po raporton mediumi serb ‘Danas’ duke u thirrur në burime diplomatike, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, sipas mediumit serb, shtete të tjera që tashmë zyrtarisht i kanë “ngrirë” vendimet për njohjen e pavarësisë mund të tërhiqen përfundimisht – përkatësisht Egjipti, Peruja dhe Republika Domenikane.

Një luftë e veçantë diplomatike për çnjohje po bëhet për Kosta Rikën, e cila është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç ka mësuar jozyrtarisht mediumi nga qeveria serbe, plani është që emrat e këtyre vendeve të mbahen të fshehta “për momentin”. /Lajmi.net/

By admin