Një mërgimtarë shqiptarë me emrin Betim Sortolli i ka shkruar portalit ‘Periskopi’ duke treguar ferrin nëpër të cilin ka kaluar derisa po kthehej në Gjermani përmes kufirit Serbi-Hungari.
Ai ka deklaraur se Policia serbe e kanë lënë të pres deri në 10 orë në kufi dhe se gjatë kësaj periudhe ia kanë skanuar veturën duke ia hapur edhe rezervuarin e derivateve.
“Dhe pastaj, ma prishën veturën dhe nuk u ndizke ma.” – u shpreh Sortolli.
Por, për çfarë arsye i kishte ndodhur një gjë e tillë?
Ai shprehet se “vetëm pse ishte nga Kosova”.
“Le ta shohin edhe të tjerët se çka po bajnë,” – ka dhënë mesazhin mërgimtari./periskopi