Aplikacioni ‘WhatsApp’ është bërë një  ndër aplikacionet më të përdorueshme dhe të pëlqyeshme tek popullësia nëpër gjithë botën, duke mundësuar komunikim të shpejtë dhe saktë.

Por së shpejti, ky aplikacion (WhatsApp) do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Vitin e kaluar u goditën përdoruesit e Android-it, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1.

Ndërsa nga Tetori i këtij viti do të preken edhe përdoruesit e ‘Iphone’, domethënë ata që përdorin iOS 10 dhe 11, duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do tu funksionojë aplikacioni.

By admin01