Yeimmy Ilias Isaza, një mësuese nga Kolumbia me mbi 300,000 ndjekës në rrjetet sociale, thuhet se është pushuar nga puna pasi administratorët në ish-shkollën e saj hasën foto seksi në rrjetin e saj social Instagram. Që prej shkarkimit, Isaza mësohet se tashmë ka gjetur një pozicion të ri.

Isaza nuk është mësuesja e parë që kritikohet për pozimin në rrjetet sociale me veshje seksi. Pak kohë më parë, një mësuese e artit në shkollën fillore të Nju Xhersit u ‘sulmua’ nga prindërit në shkollën e saj për t’u veshur me rroba të përshtatshme.

Patrice Brown ishte mësuesja e parë që u pushua nga puna për shkak të rrobave që ajo zgjodhi të vishte.
Së fundmi, 33-vjeçarja tha për gazetën ‘The Post’ se vazhdon të veshë rrobat që ajo dëshiron të veshë pavarësisht se është pushuar nga puna. Mësuesit shpesh ngacmohen nga administrata, prindërit, mësuesit e tjerë dhe në klasa më të mëdha nga nxënësit. Ajo që veshin mësuesit nuk duhet të jetë fokusi. Fokusi duhet të jetë te fëmijët.

Rikujtojmë, se një ish-mësuese ka treguar se mbeti shtatzënë nga një student i saj dhe këtë e kuptoi vetëm mëngjesin e ditës së nesërme. Amy Kupps mbeti shtatzënë, gjatë një festë në klub nate, sipas mediave të huaja.

Pas festës ajo shkoi në shtëpi me një djalë që nuk e njihte, por për të cilin tha se ishte i pashëm. Por rezultoi që ish-mësuesja, tashmë modele në “OnlyFans”, në fakt e kishte takuar djalin në fjalë më përpara, në klasën e saj.

By admin01