LAJME

Mimoza Kusari-Lila tregon arsyejen e largimit të vëllait të saj nga Kosova

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka treguar arsyjen e largimit të vëllait të saj nga Kosova.

Duke folur për këtë çështje, Kusari-Lila ka thënë se vëllau i saj nga Kosova është larguar me qëllim të studimeve dhe aftësim professional.

“Nuk lidhet kjo çështje me jetën, ndoshta. Vendimi për të jetuar jashtë, mund të ketë nuance por nuk ka qenë vendimtare. Vendimtarja ka qenë largimi I tij për studime në vitin 2002, njejtë sikurse edhe shumë të rinjë tjerë. Prej SSHBA-ve ka ikur në Kanadë për zhvillim professional dhe akademik.”, ka thënë Kusari-Lila.