LAJME

Ministrja Haxhiu në Speciale, i tregon me emra figurat e UÇK’së që do t’i takojë atje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të shkojë në Hagë të Holandës për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Bashkë me ministren Haxhiu, për në Hagë do të udhëtojnë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, si dhe deputeti Erxhan Galushi.

Ministria e Drejtësisë në një përgjigje për Gazetën Express tha se delegacioni me në krye ministren Albulena Haxhiu do të takohet me të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, përveç ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-shefin e inteligjencës së FSK-së, Salih Mustafa.

“Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Vizitat do të zhvillohen më 30, 31 mars, dhe 1 prill.

Është hera e dytë që Thaçi e Veseli nuk do të takohen me përfaqësues vizitorët nga Ministria e Drejtësisë.