LAJME

Molliqaj e quan ‘tuc’ Kurtin: E sheh veten si supermen, ska as shokë as shoqe

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur para protestuesve të mbledhur në tubimin e sotshëm kundër shtrenjtimit të rrymës elektirke.

Molliqaj thotë se pjesëmarrja e protestuesve në këtë masë kaq të madhe tregon se qytetarët nuk po e delegojnë lirinë.

“Faleminderit që jeni mbledh për një kauzë të përbashkët përkundër që i takojmë përkatësive të ndryshme. Ju tregoni se nuk e delegoni dhe dorëzoni lirinë. Kur liria pengohet ajo bëhet kauzë, siç u bë sot”, thotë Molliqaj.

Molliqaj gjithashtu kryeministrin Kurti e quajti “tuc të rrez’ikshëm”.

“Është tuc e sheh veten si supermen. Ky njeri nuk ka as shokë e as shoqe, për me bashkëpunu”, tha ai.