Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve të mbledhur në tubimin kundër shtrenjtimit të rrymës.
“Faleminderit që jeni mledh për një kauzë të përbashkët përkundër që i takojmë përkatësive të ndryshme. Ju tregoni se nuk e delegoni dhe dorëzoni lirinë. Kur liria pengohet, ajo bëhet kauzë, siç u bë sot”, ka thënë ai.
“Kryeministri ka 10 vite që ka fol për dëmet e privatizimit të distribucionit por kërkush nuk i ka bë më shumë favore kësaj kompanie. Për dy muaj i ka ndarë 120 milionë euro. A e dini se qysh është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Nuk nighen kurrë, sa ma shumë u jep, aq më shumë dojnë. Kjo kompani do ta bankrotojë KEK-un”, tha ai.
Ai e quajti kryeministrin Kurti “tuc të rrezikshëm”.
“Është tuc e sheh veten si supermen. Ky njeri nuk ka as shokë as shoqe për me bashkëpunu”, tha ai. /Lajmi.net/