Ky është momenti kur një shahist kuptoi se kishte bërë një lëvizje që i kushtoi një ndeshje kampionati dhe u nervozua aq shumë sa u rrëzua nga karrigia.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Pawel Teclaf, 18 vjeç, nga Polonia, humbi nga Tigran Petrosian, 37 vjeç, nga Armenia në ndeshjen e shpejtë në Kampionatin Botëror në Varshavë më 29 dhjetor.
Dhe një video interesante tregon Teclaf, duke luajtur me të bardha, duke bërë lëvizjen e tij.
Sapo kundërshtari i tij luan me një lëvizje fituese, ai shan dhe në mënyrë dramatike hidhet prapa nga karrigia.
Por karrigia mbipeshon dhe ai bie në dysheme.
Ai tha: “Zakonisht lëkundem në karrige sepse thjesht më pëlqen, por kjo është hera e parë që sapo rrëzohem”.Ja edhe video:
00:15