“Mund t’iu vijmë papritur një natë”, Erdogan mesazh Greqisë (VIDEO)

Posted by

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka kërc ë uar sërish Greqinë.

Këto kër nime të tij, sipas mediave turke, erdhën teksa ai ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të “TEKNOFEST 2022” në aeroportin Samsun Çarşamba, që përbën një manifestim të inovacionit turk në fushën e pajisjeve të reja ushtarake.

“Teknofest është një rini ndryshe. Është një horizont tjetër për të ardhmen e vendit tonë”, tha Erdogan në fjalimin e tij, që kryesisht e përqendroi te retorika antiPerëndimore, duke iu referuar edhe episodeve kur Ankaraja zyrtare nuk është ndihmuar me ar ! më moderne, ç’ka e ka shtyrë që të prodhojë të vetat.

Por lideri turk u ndal edhe te çështja e hapur me Greqinë duke lëshuar një kë cënim të hapur ndaj Athinës zyrtare.

“Turqia është aktualisht në vendin e dytë për nga rritja. Kur thonë ‘turq të çmendur’, ata e dinë se turqit e çmendur vazhdojnë rrugën e tyre me zhvillime”, tha ai.

Me kë cënime të drejtpërdrejta, Erdogan sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Ankaraja është e gatshme të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke bërë përsëri referenca për fatkeqësinë e Azisë së Vogël dhe 1922.

“Oh, shikoni historinë greke. Nëse shkon shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Mos harroni Izmirin. Pushtimi i ishujve? Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Mund të vijmë papritur një natë. Sigurohuni që diku të presin ata që bllokuan përparimin e vendit tonë duke vënë pengesa nën rrota dje. Ne nuk do t’i lejojmë ata”, shtoi Erdogan.