LAJME

NASA në alarm, raketa ruse del jashtë kontrollit dhe bie drejt Tokës (VIDEO)

Raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në 27 dhjetor, doli jashtë kontrollit. Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me këtë rast po heton NASA për të zbuluar shkaqet e vërteta të një ngjarje të tillë.

Ngjarja ka shkaktuar një shqetësim të madh tek shumë autoritete dhe për këtë komanda hapësinore amerikane arriti më në fund ta gjurmonte rënien e Angara A5. Ajo hyri në atmosferën e Tokës diku mbi jugun e Oqeanit Paqësor, por mund të jetë e pamundur të përcaktohet se ku ra saktësisht.

Ndërkohë kreu i Agjensisë Europiane të Hapësirë, Holger Krag, më parë kishte thënë se raketa ruse po udhëtonte me një shpejtësi prej 7.5 kilometrash per sekondë. Sipas tij, rreziku që buronte prej saj ishte real dhe nuk duhet të injorohej.