LAJME

Ndeshja miqësore mes Shkupit dhe klubit rus mbyllet me grushta dhe shkelma (VIDEO)

Takimi miqësor midis FC Shkupit dhe ekipit rus Fakel Voronezh u mbyll me grushte dhe shqelma mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Kur po luhej minuta e fundit e takimit, Kristijan Trapanovski i Shkupit filloi një zënkë me futbollistët kundërshtarë, që më pas eskaloi në një përleshje më të madhe fizike.

Aty u vërejtën grushte dhe shqelma mes futbollistëve të të dyja skuadrave, por edhe atyre nga bankina. E gjithë kjo situatë e krijuar,

bëri që gjyqtari kryesor kur kishin mbetur vetëm edhe pak sekonda deri në minutën e 90-të, të jap shenjë për përfundimin e takimit.

Fundi dha një fotografi të keqe, mbi të gjitha kur kihet parasysh se kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe që në asnjë mënyrë nuk duhej një reagim i tillë i ashpër nga ana e futbollistëve rus. SHIKO VIDEON/Infosport.mk

Kujtojmë se Shkupi dhe ekipet e tjera të Maqedonisë së Veriut kanë zhvilluar disa miqësore këto kohë në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit.