LAJME

Në hapat e gjyshit, nipi i Muhammad Ali mposht kundërshtarin që në raundin e parë

Nipi i Muhammad Ali, Nico Ali Walsh, vijon të japë sinjale premtuese në boks, pasi fundjavën e kaluar fitoi një tjetër takim duke hedhur kundërshtarin Alejandro Ibarra KO që në raundin e parë.

Kjo ishte fitorja e pestë e Ali që prej nisjes së karrierës së profesionist në gusht të vitit të kaluar. 21-vjeçari është djali i Rasheda Ali, vajzës së dyte të legjendës së boksit, i cili kishte nëntë fëmijë gjithsej.

Edhe katër fitoret e mëparshme të Ali Walsh u realizuan me KO. Pas fitores, talenti premtues vlerësoi trashëgiminë e gjyshit të tij, i cili konsiderohet si boksieri më i madh të gjitha kohërave. “Rezultati tregon mundin dhe punën që kam bërë. Këto gjëra ndodhin kur punon shumë. Po rikthej në jetë gjyshin tim, dhe prandaj edhe mamaja ime emocionohet shumë sa herë që thërritet emri im në ring”, tha Nico pas fitores.