LAJME

Nëse ndonjë politikanë kërkon ‘Shqipërinë e Madhe’, ja çfarë do ti bëjë Biden

Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ thekson se administrata e presidentit Joe Biden do të ndërmarrë sanksione ndaj çdo lideri politik në Shqipëri dhe në Kosovë, i cili bën thirrje për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Raporti i cili shpjegon situatën në Ballkan, veçanërisht marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, saktëson midis të tjerave se çdo përpjekje për të bërë thirrje apo promovuar krijimin e Shqipërisë së Madhe apo bashkimin midis dy vendeve do të shoqërohet me sanksione.