Ngjarje e rëndë në Korenë e Jugut, po festonin Halloween-in, ndërrojnë jetë 146 persona (VIDEO)
Numri i të vde*kurve vazhdon të rritet pasi 120 persona janë vra*rë dhe qindra janë gjetur të pla*gosur natën e 29 tetorit në Seul Kore.
Më shumë se 100,000 njerëz u mblodhën në lagjen e Itaewon për të festuar fundjavën e Halloween. Kjo ishte ngjarja e parë e madhe e Halloween që nga viti 2019.
Sipas zyrtarëve të zjarrfikësve të emergjencës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:15 të KST, pak para se policia të merrte njoftime se rreth 20 personave u kanë rënë të fikët për shkak të rritjes së turmës.
Njerëzit vazhduan të shtyheshin poshtë dhe më shumë njerëz u shtypën,” shkroi dëshmitari në Twitter. “Njerëzit e shtypur nën turmë po qanin dhe unë mendova se do të shtypesha për vdekje gjithashtu, duke marrë frymë nga një vrimë dhe duke bërtitur për ndihmë.”
Transmetimi i urgjencës ishte dërguar në çdo telefon celular në distriktin Yongsan duke u kërkuar qytetarëve të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të “një aksidenti emergjent pranë Hotel Hamilton në Itaewon”.
Videot nga distrikti Itaewon i Seulit tregojnë çanta trupash në rrugë, punonjës të urgjencës që kryejnë CPR dhe shpëtimtarë që përpiqen të tërheqin njerëzit e bllokuar poshtë të tjerëve.
Në orën 04:00 do të ketë një konferencë tjetër për shtyp. Për momentin, shifrat zyrtare janë 120 të vde*kur dhe rreth 100 të pla*gosur.
https://www.facebook.com/reel/831686481615949?fs=e&s=TIeQ9V

