LAJME

Njëri nga personat që humbi jetën në Vushtrri kishte publikuar video duke vozitur 230 km në orë

Dy të rinj kanë vdekur mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti në rrugën traniztore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë.

Viktimat janë i mituri Sh.P 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar.

Një nga viktimat tri ditë më parë kishte publikuar pamje në rrjete sociale tek sa shihet duke vozitur 230km/h.

17 vjeçari kishte publikuar edhe një video që shihet duke hequr foljen errësuese nga xhami i përparëm i veturës.

E gjithë ngjarja ndodh derisa kishte veturën në lëvizje.

Ndryshe mësohet se dy viktimat kanë afërsi familjare.

https://www.tiktok.com/@shkelqimm17?_t=8X2jaouZhi9&_r=1